Trainings
TRAJNIME PROFESIONALE
"Trajnim ligjor për profesionistët e rinj"

Ky trajnim është mundësia ideale për ata që duan të ndërtojnë një karrierë të sukseshme ligjore, duke u diferencuar që në fillim. I konceptuar në 12 seanca të fokusuara dhe praktike, programi synon të shndërrojë njohuritë bazë në aftësi konkrete duke ju përgatitur me sfidat reale të tregut të punës. Në një grup të vogël e selektiv prej vetëm 5–6 pjesëmarrësish, do të punoni drejtëpërdrejt me avokatë me eksperiencë, duke mësuar të gjitha hapat praktikë: nga përgatitja e dosjeve dhe hartimi i akteve ligjore, deri te menaxhimi i komunikimit me klientët, institucionet dhe gjykatat. Ky nuk është thjesht një trajnim, por një përvojë praktike që ju vendos në të njëjtën linjë me profesionistët e fushës dhe ju bën gati të kontribuoni që ditën e parë në punë. Kujdes: Vendet janë të kufizuara. Vetëm ata që kalojnë procesin e përzgjedhjes do kenë mundësi të marrin pjesë. Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me setin e akteve që do u nevojiten përgjatë punës profesionale. 

Çfarë ofron ky trajnim?

  • 12 seanca intensive, të mbajtura face-to-face në ambientet tona;
  • Grupe të vogla ose individuale me maksimumi 5–6 pjesëmarrës, për të siguruar vëmendje dhe zhvillim individual;
  • Përvoja "learning by doing": do të punoni me dosje reale dhe skenarë konkretë;
  • Mundësi të shihni nga afër si trajtohet një çështje ligjore nga fillimi në fund.

     

Çfarë do të mësoni?

  • Si të organizoni dokumentacionin dhe të përgatisni dosje;
  • Si të hartoni kontrata, kërkesa, kërkesë padi, ankime dhe akte të tjera që nevojiten përgjatës proceseve administrative apo gjyqësore;
  • Si të navigoni legjislacionin për të gjetur dispozitat konkrete që ju duhen;
  • Soft skills (mendimi kritik, inteligjenca emocionale, negocimi, gjuha e trupit etj.)
  • Soft skills (mendimi kritik, inteligjenca emocionale, negocimi, gjuha e trupit etj.)

     
APLIKO TANI / APPLY NOW
Trajnim intensiv për shoqëritë tregtare
LANCOHET SE SHPEJTI!
WhatsApp